Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj sot së bashku me kandidaten për asmbleiste, Vjollca Govori janë takuar me banorët e lagjes së Taslixhes.
Haradinaj përmes shkrimit në Facebook, ka thënë se në takim me banorët e lagjes Taslixhe, theksoi edhe njëhere se në qeverisjen e tij do të ketë barazi sa i përket investimeve.
“Kjo lagje ka probleme kryesisht me infrastrukturë të qëndrueshme. Rregullimi i rrugëve dhe trotuareve, krijimi i hapësirave rekreative sportive si dhe kabllimi nëntokësor janë vetëm disa nga çështjet që duhet trajtuar me urgjencë”, ka shkruar Haradinaj.