Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

    Insajderi
    31 May 2025 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreietaru i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka lënë të kuptohet se AAK-ja mund të mbështesë kandidaturat për kryetar Kuvendi të ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca, si dhe të dy deputetëve të tjerë, Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci, duke theksuar se janë emra të mundshëm për t’u votuar nga partia.

    Kur është pyetur për mundësinë e mbështetjes së Fatmir Limajt si kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar Kuvendi, Haradinaj ka refuzuar të japë një përgjigje, duke e cilësuar atë si një “çështje të kaluar”, dhe se emri i tij nuk është më pjesë e diskutimeve brenda partisë.

    “Ngërçi politik aktual ka pasoja të mëdha për vendin, dhe jo vetëm se po keqpërdoret situata, por janë të rrezikuar shumë vende pune në sektorin e prodhimit. Dëmtohen konsumatorët, paratë eksportohen, dhe pasojat do të jenë të thella në të gjithë vendin”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark