Haradinaj për përqafimin e Thaçit me mjekun: Ky veprim do t’i kushtojë, Specialja mund ta ndëshkojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për përqafimin e Thaçit me mjekun: Ky veprim do t’i kushtojë, Specialja mund ta ndëshkojë

    Insajderi
    14 March 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi vizitoi dje babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga Dhomat e Specializuara.

    Megjithatë, gjatë daljes nga spitali, shumë qytetarë u mblodhën brenda pak minutave për ta përshëndetur ish-presidentin, duke krijuar një moment tensioni.

    Ndërkohë, Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, deklaroi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se Thaçi mund të ndëshkohet nga Specialja për këtë situatë.

    “Edhe ai e di që mund ta ndëshkojnë, por e bëri sepse është lider dhe ka shpirt luftëtari. Trimëria i kushton dhe do të marrë vërejtje për këtë”,  tha Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark