Haradinaj për plagosjen e të rinjve në Shtërpcë: Apeloj te serbët që të mos bien pre e propagandës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj për plagosjen e të rinjve në Shtërpcë: Apeloj te serbët që të mos bien pre e propagandës

    Insajderi
    06 January 2023 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka dënuar plagosjen e dy qytetarëve në Shtërpcë mesditën e së premten.

    Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së ka thënë se plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

    Haradinaj ka kërkuar nga familjarët dhe serbët lokalë që siç ka thënë të mos bien pre e propagandës që këtij incident t’i japin konotacion politik.

    “Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj. Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik! T’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark