Haradinaj për rastin Faton Pecin: Vetë thirrja si i dyshuar tregon sa i rëndë është skandali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për rastin Faton Pecin: Vetë thirrja si i dyshuar tregon sa i rëndë është skandali

    Insajderi
    29 May 2025 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve rreth hetimeve për skandalin e fabrikës së mbetjeve shtazore, ku ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është marrë në pyetje si i dyshuar, shkruan Insajderi.

    Haradinaj tha se nuk dëshiron të komentojë gjerësisht rastin, por theksoi se vetë fakti që Peci është intervistuar si i dyshuar flet shumë për seriozitetin e çështjes.

    Sipas tij, kjo tregon për një rast të rëndë që po trajtohet nga institucionet e drejtësisë.

    “Unë e kam pa që kanë fillu punë, marrja në pyetje në këtë rast si i arrestuar, si i dyshuar i ministrit flet shumë sa i rëndë është ky rast. Nuk e komentoj. Jam i shqetësum, është një orkestrim I madh kundër një përfaqësuesi të ligjit në ktë rast të Prokurorit që në këtë rast e ka kry punën e vet. Tani që e ka krye prokurori punën e vet është vërtetë e dëmshëm cka po bën VV, cka po bën kjo klas polikie në shkumje duke sulmuar përfaqësues të institucioneve të ligjit. Kjo është rrezikshme”, tha Haradinaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark