Haradinaj për Specialen thotë se Prokuroria po i shantazhon njerëzit: Cali është djalë i fortë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Specialen thotë se Prokuroria po i shantazhon njerëzit: Cali është djalë i fortë

    Insajderi
    26 February 2025 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nasim Haradinaj ka folur për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se Gjykata Speciale ‘’është hajgare”.

    Haradinaj ka folur edhe në lidhje me vendimin e gjykata Supreme ia ka lënë në fuqi dënimin prej 15 vjet burgim ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa me arsyetimin se “nuk identifikoi pse dënimi me 15 vjet burgim përbën shkelje të së drejtës penale”, duke thënë se Cali është ‘‘djalë i fortë’’.

    Ai po ashtu ka deklaruar se,  ‘‘njerëzit po shantazhohen nga vetë Gjykata’’.

    ‘‘Për mua kjo ka qenë diçka e pritshme, jo e arsyeshme. Duke pasur parasysh që gjithmonë në krye të kësaj është Trendafilova, Trendafilova është pajtuar me kësi lloj gjykate. Por unë frikohem shumë se edhe rasti i Pjetër Shalës, edhe i Salih Mustafës është kriju precedan që kërcënon për procedurat tjera, dhe mënoj që aty është qëllimi. Cali është djalë i fortë. Ka mujt me ndryshu krejt rrjedhën e gjykimit në favor te veten, dhe disfavor të tjerëve, por Cali i qëndron besnik asaj vijës kombëtare që e ka nisë.  Është një gjykatë hajgare. Është hajgare vetë raportimi i Trendafilovës. Kam thanë herët që njerëzit janë tu i shantazhu, tu i manipolu, vetë Gjykata, vetë kjo Prokurori’’, ka thënë ai mes tjerash në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark