Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot se brenda tri ditëve ka patur sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Këto sulme janë komentuar edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se ky është krim i organizuar, rrjedhimisht sipas tij aktet e tilla janë alarm për të gjithë.
“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë
Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin.
Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij.