Daut Haradinaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jap më shumë detaje për darkën e mbrëmshme me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Haradinaj ka thënë se opinioni publik duhet të informohet për të gjitha detajet sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka pyetur Kurtin se për çfarë janë dakorduar mbrëmë me diplomatin e BE-së.
Postimi i plotë:
Shpresoj që Albini do e sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan! A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi deri sa erdhi në pushtet!?
Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini.
Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mengjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke! /Insajderi