Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e papritur të ambasadorit dhe ish-zv. ministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha.
Ai e cilësoi Berishën një figurë të rëndësishme në proceset shtetndërtuese të Kosovës, veçanërisht në afirmimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
Haradinaj ndau dhimbjen me familjen Berisha, kolegët dhe miqtë.