Haradinaj përplaset me komentuesit në Facebook: Kryeministri po tallet me qytetarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj përplaset me komentuesit në Facebook: Kryeministri po tallet me qytetarin

    Insajderi
    23 January 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri, dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rikthimit të bllokut B2 në punë.

    Haradinaj i reagon Kuritit ku sipas tij, lajmi i ditës do të ishte se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë, e jo u rikthye në prodhim Blloku B2.

    Por, në postimin e tij në facebook, Haradinaj përballet më komentues. Ai ua sqaron se nuk e ka për qëllim të kundërshtoj kryeministrin ne çdo gjë, sipas tij, kur e ka mirë ai e mbështetë, shkruan Insajderi.

    Komenti i tij në statusin e tij në Facebook:

    Të nderuar lexues e komentues, Nuk e kam për qëllim me e kundërshtu Kryeministrin në çdo gjë që bën. Kur e ka mirë unë e mbështes, siç ishte rasti me referendumin kushtetues të Serbisë. Por krekosja e Kryeministrit se tash blejmë rrymë më pak, është tallje. Qytetarit duhet t’i thuhet qartë se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës! Kjo është kryesorja, tjerat janë hajgare!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark