Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar sot rreth një peticioni që kërkon largimin e Ambasadorit amerikan Greg Dealwie nga Kosova.
Haradinaj e ka quajtur këtë peticion si të pavlerë dhe kundër Kosovës.
“Për mua personalisht dhe AAK-në, i ashtuquajturi peticion për largimin e Ambasadorit Amerikan nga Kosova është jokredibil dhe i pavlerë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Veprimet e tilla nuk janë të orientuara vetëm kundër Ambasadorit Amerikan dhe SHBA-ve por edhe kundër vetë Kosovës dhe shqiptarëve”.
Një peticion i tillë, që po qarkullon në rrjete sociale, duke se është nxitur pas kritikave që ambasadori Delawie i bëri dje tri partive opozitare pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në ndërkohë, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Meta, akuzoi pikërisht partitë opozitare se “indirekt përmes një personi special” kanë iniciuar këtë peticion./Insajderi.com