
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”, duke e cilësuar si moment krenarie për të gjithë qytetarët e vendit.
Haradinaj ka kujtuar vendimin e vitit 2018 për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, duke theksuar se kjo ndodhi në dakordim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, në atë kohë ishte miratuar edhe një plan zhvillimor 10-vjeçar për certifikimin e njësive dhe për angazhimin e Kosovës në misione paqeruajtëse në bashkëpunim me SHBA-në dhe aleatët tjerë ndërkombëtarë.
“Edhe pse me vonesa të mëdha, si në sigurimin e armatimit të nevojshëm dhe atë të certifikimit, falënderoj nga zemra të gjithë oficerët dhe ushtarët e Ushtrisë së Kosovës (FSK), aleatët tanë strategjikë dhe oficerët e tyre,” ka thënë Haradinaj.
Ai ka përgëzuar Ushtrinë e Kosovës për suksesin e arritur në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2025”, duke theksuar rëndësinë e këtij angazhimi për pozicionimin ndërkombëtar të vendit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët e sigurisë