Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi

    Insajderi
    02 February 2025 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandidati për kryeministër i Koalicionit për Kosovën Fituese. Gjatë takimit me qytetarët e Deçanit, Ramush Haradinaj njoftoi planin për trefishimin e subvencioneve për bujqit.

    Bujqësia do të bëhet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe për këtë do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit“, u shpreh Haradinaj. Ai theksoi se rritja e subvencioneve do të shoqërohet edhe me lehtësira të tjera për zgjerimin e aktivitetit bujqësor.

    Ky investim në bujqësi është pjesë e një plani më të gjerë ekonomik që përfshin edhe zhvillimin e turizmit dhe mbështetjen për bizneset e reja, duke synuar transformimin e plotë të ekonomisë rurale të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark