Haradinaj premton mbështetje e ulje të TVSH-së për sektorin e gastronomisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj premton mbështetje e ulje të TVSH-së për sektorin e gastronomisë

    Insajderi
    06 February 2025 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se sektori i gastronomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.

    Ai gjithashtu tha se do të ketë ulje të TVSH-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë dhe reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi.

    “Këto masa do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin”, tha Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐅𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝟏𝟑𝟕 – 𝐏ë𝐫 𝐆𝐚𝐬𝐭𝐫𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐧ë

    Gastronomia, ky sektor vital i ekonomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.

    • Ulje të TVSH-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë

    • Reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi

    • Ulje të normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9%

    • Sistem të ri të pagesave tatimore me pasdhënie me këste

    • Ndryshim të Ligjit për Zhurma për të mbrojtur bizneset

    • Ligj të ri për duhanin sipas sistemit FUMAR – me zona të ndara dhe tarifa të përcaktuara

    Këto masa do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin.

    Me 9 shkurt, duke votuar për Koalicionin për Kosovën Fituese 137, nisim kapitullin e ri të një Kosovë me ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark