Haradinaj premton se do ta aftësojnë aeroportin e Gjakovës si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj premton se do ta aftësojnë aeroportin e Gjakovës si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror

    Insajderi
    03 January 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për rëndësinë e krijimit të një aeroporti alternativ për fluturime emergjente, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për sigurinë e trafikut ajror dhe për zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë.

    Sipas Haradinajt, Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ që do të mund të përdoret në raste emergjente, kur Aeroporti i Prishtinës nuk është i mundur për aterim.

    “Në situatat kur udhëtarët tanë nuk mund të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës, nuk mund të lejojmë që ata të detyrohen të aterojnë në Beograd apo Shkup. Kjo është një çështje e sigurisë dhe e menaxhimit të situatave të jashtëzakonshme,” shkroi Haradinaj në Facebook.

    Ai ka thënë se do të angazhohen për aftësimin e Aeroportit të Gjakovës për të shërbyer si një pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror.

    Për këtë qëllim, ne do ta aftësojmë Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin“, potencoi ai.

    Haradinaj ka siguruar se ky projekt do të realizohet me një investim të përballueshëm për buxhetin, duke përmirësuar infrastrukturën e Kosovës dhe duke shtuar kapacitetet për fluturime emergjente.

    “Ky angazhim është pjesë e vizionit tonë për një Kosovë të fortë dhe të sigurt, ku infrastruktura e sigurisë kombëtare luan një rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark