Haradinaj premton uljen e TVSH për ushqimet bazë dhe barnat: Bashkë për Kosovën Fituese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj premton uljen e TVSH për ushqimet bazë dhe barnat: Bashkë për Kosovën Fituese

    Insajderi
    06 December 2024 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanditati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Fushë Kosova.

    Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete, jo premtime të zbrazëta. “Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete, jo premtime të zbrazëta.

    Realiteti në Fushë Kosovë flet qartë – 60 mijë banorë presin zgjidhje të problemeve themelore. Mungesa e hapësirave shkollore, çerdheve dhe infrastrukturës bazë është dëshmi e një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka prezantuar Vildane Latifin si kandidate për deputete nga dega e AAK-së në Fushë Kosovë.

    “Vildane Latifi është zëri i fortë që Fushë Kosova ka nevojë në Kuvend. Si njohëse e thellë e sfidave të komunës së saj, ajo do të jetë përfaqësuesja e vërtetë e interesave të qytetarëve. Bashkë do të angazhohemi për zgjidhjen e problemeve të bashkëqytetarëve tanë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, që po përballen me diskriminim institucional. Bashkë për Kosovën Fituese”, është shprehur Haradinaj. Ai ka thënë se plani ynë për Kosovën është i qartë dhe i matshëm; Anëtarësim direkt në NATO. “Plani ynë për Kosovën është i qartë dhe i matshëm; Anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional, Paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1000 euro. TVSH e ulur për ushqimet bazë dhe barnat. Zero akcizë në naftë për bujqësi dhe industri. Me rritje ekonomike prej 7% në vit dhe fond special për punësimin e të rinjve, do ta shndërrojmë potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës në realitet të prekshëm për të gjithë. Asnjë qytetar nuk do të lihet pas”, ka përfunduar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark