Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj.
“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit.
Sot, prita në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, të cilin e falënderova për gjithë angazhimin e tij“, ka shkruar ai, transmeton Insajderi.
Më tej, Haradinaj Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar Abbott i ka ndarë mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Postimi i plotë: