Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 

    Insajderi
    10 July 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

    Përmes një postimi të kreut të AAK-së në Facebook, bëhet e ditur se takimi u fokusua në zhvillimet aktuale politike në vend, veçanërisht në situatën pas zgjedhjeve parlamentare dhe bllokadën disa mujore për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

    Haradinaj siç shkruhej,  ka rikonfirmuar ambasadorit përkushtimin e tij dhe të Aleancës për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate.

    “I jam mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik’, shkroi tutje Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark