Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka prezantuar katër projektet për qendra të turizmit malor.
Ai ka thënë se nëpërmjet partneritetit publiko-privat, do të investojë në vlera milionëshe në Brezovicë, Bogë, Bjeshkë të Belegut dhe Brod.
Njoftimi i Haradinajt:
E bekuar nga natyra, Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.
Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë:
1. Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro
2. Bjeshkët e Nemuna – Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro.
3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimit 20 milion euro
4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro.