×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pro hapjes së Urës së Ibrit, i drejtohet me një mesazh serbëve

    Insajderi
    07 August 2024 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka lënë të nënkuptohet se është pro hapjes së Urës së Ibrit.

    Ai me anë të një postimi në ‘Facebook’ iu është adresuar komunitetit serb në Kosovë, duke thënë se urat dhe rrugët duhet të na lidhin, e jo të na ndajnë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Qytetarë serbë të Kosovës, Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë”, thuhet në postimin e tij.

    “Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë. Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, vijon postimi i tij.

    Haradinaj është deklaruar kështu pasi është paralajmëruar protestë në Mitrovicën e Veriut nga ora 11:00. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark