Haradinaj propozon memorial për Betejën e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj propozon memorial për Betejën e Kosovës

    Insajderi
    28 June 2016 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të ngritet një memorial për të kujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389.

    Sipas tij, kjo betejë është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit.

    “Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje”, ka thënë Haradinaj.

    “Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftetarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo! Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Sot behën 627 vjet nga beteja e Kosovës e cila u zhvillua në rrethinë të Prishtinës,në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik, dhe Perandorisë Osmane e cila për herë të parë fillojë të depërtojë në Ballkan. Në betejë kanë marrë pjesë edhe luftëtarë shqiptarë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark