Haradinaj: Deputetët e 2 Korrikut t’i gëzojnë privilegjet e deputetit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Deputetët e 2 Korrikut t’i gëzojnë privilegjet e deputetit

    Insajderi
    02 July 2016 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990, është njëra prej ngjarjeve më domethënëse në rrugëtimin e Kosovës, drejt pavarësimit të saj.  Kështu ka thënë Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke kërkuar që shteti t’ua japë statusin e deputetit, deputetëve shqiptarë dhe atyre të pakicave që morën pjesë në ngjarjen e miratimit të deklaratës kushtetuese.

    “111 deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, miratuan një deklaratë, me të cilën e shpallnin Kosovën, njësi të barabartë në federatën apo konfederatën jugosllave, dhe ky ishte hapi i parë institucional drejt pavarësimit të Kosovës.  Prandaj kjo datë renditet lartë në kalendarin e datave historike, dhe e meriton gjithë respektin, por edhe vendin që i takon në historinë më të re të shtetit të ri të Kosovës”, ka thënë ai.

    “Të gjithë ata, pa përjashtim, duhet ta gëzojnë statusin e deputetit dhe të gjitha privilegjet që shkojnë me këtë status. Shteti dhe shoqëria e Kosovës, duke e njohur statusin e tyre, e njohin historinë e vet dhe rolin që pati ky brez i deputetëve në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të Kosovës për pavarësi”.

    Sot bëhen 26 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

    Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

    Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark