Haradinaj: Protestuesit dëshmuan se Kosova ka zemër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Protestuesit dëshmuan se Kosova ka zemër

    Insajderi
    14 May 2016 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit ishte organizatore e protestës së sotme, ka thënë se qytetarët që morën pjesë në këtë protestë dëshmuan se “Kosova ka shpirt dhe ka zemër.”

    “Unë e pashë se kështu të bashkuar siç ishim sot, mund ta bëjmë këtë vend që na e kanë nëpërkëmbur aq shumë. Ju dëshmuat vendosmëri dhe qytetari, dy vlera këto, që janë garancë e një suksesi të përbashkët, për Kosovën-Shtet me Dinjitet”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook rreth një orë pas përfundimit të protestës.

    Në protestën e sotme të thirrur nga AAK dhe NISMA për të kundërshtuar marrëveshjet e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe, morën pjesë rreth 5 mijë qytetarë.

    Aty u ripërsërit kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark