
Kjo për faktin se deputetët mund të mos e votojnë këtë marrëveshje Demarkacioni.
Kështu ka thënë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media, njofton Gazeta Zëri.
Sipas tij, Qeveria duhet të heq dorë nga kryeneçësia e saj dhe ta ri-bisedoj çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Deputetëve me i dhanë si propozim ratifikimin e këtij versioni të Demarkacioni, është gabim. Kjo mund ta dërgoj vendin në një situatë jo të duhur”, tha ai.
Haradinaj po ashtu ka thënë se Kosova ka interes shumë të madh që sa më shpejt ta mbyll çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pasi që sipas tij, mundësia e ribisedimit të kësaj çështje është në interes të vendit dhe në këtë mënyrë duhet shfrytëzuar edhe afati për liberalizimin e vizave. /Insajderi.com