Haradinaj reagon: Qeveria t’i lë fjalët e t’ua kthejë dinjitetin punëtorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj reagon: Qeveria t’i lë fjalët e t’ua kthejë dinjitetin punëtorëve

    Insajderi
    01 May 2022 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot zyrtarisht është dita e punëtorëve.

    I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti në Ditën e Punëtorëve. Thotë se punëtorit duhet t’i kthehet dinjiteti.

    Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj theksoi se ky 1 Maj, punëtorët e vendit tonë i gjeti “pa Ligj të Pagave, pa rritje të pagave për këto një vit e sa, pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të fëmijëve e pa shpresë për ditë më të mira”.

    “Qeveria duhet t’i lërë fjalët e t’iu kthejë dinjitetin punëtorëve!”, shtoi Haradinaj.

    Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

    Një Maji, është ajo dita kur punëtorët kërkojnë të drejtat e tyre, e kur pushtetet përpiqen të tregojnë sa shumë kanë punuar për ta. Por, Një Maji Kosovën e gjenë me të drejta të nëpërkëmbura e të shkelura të punëtorëve. Pa Ligj të Pagave, pa rritje të pagave për këto një vit e sa, pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të fëmijëve e pa shpresë për ditë më të mira.

    Dita e punëtorëve, punëtorët kosovarë i gjenë në një situatë të rëndë. Qindra mijëra punëtorë të sektorit privat pothuaj se janë lënë pasdore, ndërkohë që edhe sektori publik me këtë shtrenjtimin enorm të jetesës, e ka të vështirë ta lidh fillimin me fundin e muajit!

    Qeveria duhet t’i lërë fjalët e t’iu kthejë dinjitetin punëtorëve!

    Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, Paçit ditë më të mira!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark