Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë pasurim për klikën e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë pasurim për klikën e Kurtit

    Insajderi
    23 March 2025 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës me 15% nga 1 prilli, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë për qytetarët e Kosovës.

    Haradinaj ka akuzuar Kurtin, duke thënë se ai e ka shkatërruar sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme.

    “Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!” – ka thënë Haradinaj.

    Më tutje, Haradinaj ka shtuar se në kohën kur qytetarët po përballen me krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, Qeveria po i dëmton edhe më shumë me rritjen e tarifave të energjisë.

    “Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme. Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata”, përfundon Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark