Haradinaj shihet i përlotur në përurimin e bustit të Yll Morinës, bashkëluftëtar i tij në kohët më të vështira - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj shihet i përlotur në përurimin e bustit të Yll Morinës, bashkëluftëtar i tij në kohët më të vështira

    Insajderi
    07 October 2025 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti Ramush Haradinaj është shfaqur i emocionuar dhe i përlotur gjatë ceremonisë së përurimit të bustit të Yll Morinës, ish-bashkëluftëtarit të tij në kohët më të vështira.

    Ngjarja u mbajt me pjesëmarrjen e familjarëve, veteranëve të luftës dhe qytetarëve, të cilët nderuan kujtimin e Morinës dhe kontributin e tij gjatë luftës.

    “Duke qenë ndër të parët që u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina u bë shpejt frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës, të cilët iu bashkuan luftës kundër armikut dhe e çuan deri në fund idealin e popullit për liri”, ka shkruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    07 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark