Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime Greqisë pas aksidentit tragjik ku humbën jeten 36 persona.
Ai tha tha se kjo ngjarje tragjike i ka prekur të gjithë.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj shtetit grek si dhe familjarëve të viktimave në aksidentin hekurudhor që ndodhi sot në Greqi. Lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve”, shkroi Haradinaj.
Kujtojmë se në aksidentin hekurudhor që ndodhi mbrëmë në këtë shtet mbeten së paku 36 të vdekur, ndërsa ministri i Transportit të Greqisë, ka dhënë dorëheqje.