×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Haradinaj: Shqiptarët në Euro 2024 i dhanë hijeshi shesheve e stadiumeve – mezi presim edhe kualifikimin e Kosovës

    Insajderi
    25 June 2024 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024, duke thënë se këtë herë, Kampionati Evropian ka shpërfaqur kulturën dhe shpirtin shqiptar.

    Haradinaj tha se tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë, kudo ku janë ndeshur kuqezinjtë.

    “Kombëtarja e Shqipërisë, megjithëse nuk arriti të kualifikohet për të tetën e finales, dëshmoi se është e denjë të renditet ndër ekipet më të mira të sportit më të popullarizuar në Evropë. Asaj i urojmë më shumë sukses në kampionatet e radhës, e deri në Kampionatin Botëror, ku me padurim e presim edhe kualifikimin e Kombëtares së Kosovës”, shkroi Haradinaj.

    Tutje, Haradinaj tha se atmosfera e krijuar nga shqiptarët e të gjitha trevave, e posaçërisht nga diaspora, sipas tij, do të renditen ndër margaritarët e këtij kampionati.

    Mbrëmë rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka marrë fund pas humbjes minimale nga Spanja.

    Shqipëria u rendit e fundit në grup me vetëm një pikë, kurse tutje u kualifikuan Spanja dhe Italia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark