Haradinaj: Shumica e deputetëve kanë të drejtë tash edhe ta bojkotojnë Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Shumica e deputetëve kanë të drejtë tash edhe ta bojkotojnë Kuvendin

    Insajderi
    11 June 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar sot se deputetët kanë të drejtë të bojkotojnë seancat e Kuvendit, duke komentuar situatën pas tentimit të 30-të për konstituimin e tij.

    Para fillimit të seancës konstituive, Haradinaj tha se po humbasin kohë kot dhe se populli po torturohet në emër të një individi.

    “Shumica e deputetëve kanë të drejtë edhe të bojkotojnë tash Kuvendin, edhe po duket që jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve,” tha Haradinaj para mediave.

    Ai shtoi se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të dalë së shpejti dhe mund të japë një drejtim të qartë për situatën.

    “Është për keqardhje në çfarë situate jemi, por kjo është e vërteta. Ky është realiteti dhe kështu siç duket edhe po i konvenon qeverisë aktuale,” përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark