Haradinaj: Sot nuk shoh ndryshim, jemi të detyruar të vijmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Sot nuk shoh ndryshim, jemi të detyruar të vijmë

    Insajderi
    23 July 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë. Ai ka thënë se angazhimi i presidentes e ndryshon gjenden.

    “Ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes tani e ndryshon gjendje. Ekzisto mundësia e ngrirjes së afatit 30 ditor, që do të thotë se na mbesin pak ditë në mënyrë që gjetjet e fundit të gjykatës të mund të zbatohen brenda afatit 30 ditor kurdo që krijohet mundësia e vazhdimit. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyruar të vijmë, por gjendja nuk është e mirë”.

    Haradinaj tha se nuk kanë kushte tjera përpos ndryshimit të emrit të kandidatit.

    “Sikurse e dini, ne s’kemi ndonjë kusht, sidomos jo për opozitën. Ne jemi të gatshëm të mbështesim shumicën opozitare, por edhe për pozitën e deritashme u kemi dhënë opcion. U kemi dhënë votën për ndonjë kandidat përbashkues, pa asnjë kusht. Ne ende s’kemi kushte, jemi këtu për të gjetur zgjidhje”, tha kryetari i AAK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark