Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar që ka zhvilluar takime të rëndësishme në kaudër të pjesëmarrjes në inaugurimit të presidentit Trump si presidenti i 47-të i SHBA’së.
Haradinaj ka thënë se është takuar me Matthew Whitaker, i përzgjedhuri i Trump për ambasador të SHBA’së në NATO, guvernatoren e Iowa-s Kim Reynolds, Senatoren Joni Ernst dhe kongresmenët Randy Feenestra dhe Zach Nunn nga Iowa.
“Në të gjitha bisedat kam diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit steategjik mes dy vendeve!”, deklaroi Haradinaj.
“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Iowas, e iniciuar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e rëndësisë jetike në realizimin e synimeve tona drejt NATO-s. Ajo që filloi si një marrëdhënie e bazuar në mësim dhe mbështetje të ndërsjellë, është shndërruar në marrëdhënie strategjike dhe një afërsi që shkon shumë përtej bashkëpunimit ushtarak. Sot, ajo përfshin lidhje më të gjera mes vendeve tona, edukimit, ekonomisë dhe kulturës, duke qëndruar si një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrijnë miqësia dhe partneriteti”.
“Iowa ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës, dhe mbështetja e palëkundur nga Garda Kombëtare e Iowas, së bashku me besimin dhe përkushtimin e tyre, ka ngritur bashkëpunimin tonë në lartësi të reja. Sot, jo vetëm që qëndrojmë krah për krah në paqe, por gjithashtu shërbejmë së bashku në misione për siguri dhe paqe, duke treguar forcën e vërtetë të këtij partneriteti”, tha tutje Haradinaj.