Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së, duke thënë se është njëri nga figurat më të respektuara shqiptare.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ahmeti ka dhënë kontribut në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona. Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie”.
“Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV”, ka thënë Haradinaj.