Haradinaj takohet me kongresistin Self: Folëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj takohet me kongresistin Self: Folëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Insajderi
    21 January 2025 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresistin Republikan, Keith Self, që është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan si dhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve.

    Në këtë takim shumë miqësor, Haradinaj e ka njoftuar Kongresistin Self për zhvillimet në Kosovë dhe ka paraqitur qëllimin primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me ShBA, thuhet në njoftimin e AAK-së.

    Në një takim miqësor me kongresistin republikan Keith Self, kemi diskutuar për situatën në Kosovë dhe forcimin e marrëdhënieve Kosovë – Amerikë.

    Kongresistit Self, që është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit si dhe kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve; ia paraqita qëllimin tonë primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark