Haradinaj takohet me Rodgers, i flet për bllokadën institucionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takohet me Rodgers, i flet për bllokadën institucionale

    Insajderi
    12 September 2025 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin jorezident të Australisë në Kosovë, Richard Rodgers.

    Bazuar në njoftimin e Haradinajt, ai dhe ambasadori australian folën rreth proceseve që po kalon Kosovë dhe situatën e sigurisë në vend dhe më gjerë.

    Ndër të tjera, Haradinaj thotë se e njoftoi Rodgersin edhe për rolin e Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale.

    “Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”.

    “Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale.  Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark