Haradinaj takon gratë e Krushës: Ajo që kanë bërë heroinat e Kosovës është fuqia për të kthyer dhimbjen në fitore – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj takon gratë e Krushës: Ajo që kanë bërë heroinat e Kosovës është fuqia për të kthyer dhimbjen në fitore

    Insajderi
    07 February 2025 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se sa herë që vizitojnë monumente të luftës çlirimtare e sa herë që takon njerëz të kategorive të luftës, ka një përjetim të një besimi të madh që vendi dhe kombi ka për ta gjetur dritën dhe rrugën e vërtetë.

    Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur sot se ka qenë në Krushë dhe i ka vizituar gratë atje.

    “Ajo që kanë bërë zonjat Fahrije Hoti, Emire Duraku e gratë e Krushës është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores për t’u thënë armiqve që ne nuk thyhemi dhe ne nuk ndalemi. Një ndërmarrje e këtillë është model se si qytetari, gruaja është pronare dhe ndërmarrëse”, ka thënë Haradinaj.

    Ndër tjera, ai ka shtuar se  më programin e koalicionit Kosova Fituse e bëjnë qytetarin pronar të aksioneve në shtet dhe në sektor privat.

    “Ne punojmë me vizion që fëmijët tanë të shkollohen dhe të bëhen të aftë e të pasur. Ne nuk duam të qeverisim me varfërinë, unë do ta bëj Kosovën dhe ndërmarrësit të jenë krenaria e Kosovës dhe varfërinë do ta luftojmë me çdo mjet”.

    “Me përulje e respekt jam këtu edhe për të thënë që kurrë nuk do të ndodhë që dyert e qeverisë të jenë të mbyllura për gratë e Krushës. E di që kemi edhe shumë punë për të bërë bashkë edhe për të zhdukurit me dhunë edhe për dëmet që janë shkaktuar, por modeli juaj i punës dhe organizimit tregon se mund t’i bëjmë bashkë, edhe të ecim para me kokën lart edhe të punojmë për të zbardhur fatin e të gjithëve nga e kaluara jonë. Ju jeni heroinat e Kosovës, ju keni vendin e veçantë në historinë e Lirisë dhe Shtetbërjes, ju jeni patriotet e paqes”, ka thënë Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark