
Pas takimeve që ka zhvilluar në SHBA, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq, shkruan Insajderi.
Haradinaj, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se ka pasur momente të mira gjatë takimit me ish-presidenton Mesiq, të cilin e quan mik të madh të shqiptarëve e mbështetës të Kosovës.
“Pata kënaqësinë të ndajmë bashkë momente të këndshme me ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, z. Stjepan Mesiq dhe miq tjerë. Mesiq, një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90-ta deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit tonë drejt pavarësisë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se rrugëtimi i Kroacisë drejt BE-së fhe NATO-s, është shembull për Kosovën.
“Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull të cilin duhet ta ndjek Kosova në agjendën e saj euro-atlantike”, është shprehur Haradinaj./Insajderi.org/