
Në 17 vjetorin e rënies së Agim Ramadani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Agim Ramadani e kishte kuptuar thellë konceptin e lirisë.
“Dy ditë më parë e përkujtuam njërën prej betejave më të lavdishme për lirinë e Kosovës, Betejën e Koshares. Sot e kujtojmë Heroin e saj, Agim Ramadanin. Ai ishte luftetar, ishte artist, ishte shkrimtar. Të rrallë janë trimat si Agim Ramadani, që e kishin kuptuar aq thellë konceptin e lirisë”, ka thënë Haradinaj.
“Ai dha gjithçka për të, deri në ditën kur ra heroikisht te Rrasa e Zogut, ndërkaq ne sot e kemi për detyrë të rrijmë pa frymë përballë heroizmit dhe lavdisë së tij! Kosova sot duhet të jetë e denjë për konceptin e lirisë së Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, Agim Ramadani përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare./Insajderi.com