Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, teksa ka folur për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, ka thënë se Qeveria Kurti po e turpëron Kosovën.
Haradinaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Kurti po del nga “kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë”, ka deklaruar Haradinaj.
“E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/