Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërcënuar me deklaratën e tij se qytetarët e Kosovës “mund të vdesin për territor”, duke iu referuar Demarkacionin me Malin e Zi që ka mbetur ende i pazgjidhur.
Ai ka thënë se shqiptarët prej shumë kohësh kanë vdekur për territorin e saj, pasi kanë luftuar ndër breza.
“Mos harroni se njerëzit kanë vdekur për territor, dhe mund të vdesin për territor. Unë vetë kam luftuar për territor”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Info Magazine të Klan Kosovës, raporton Insajderi.
Haradinaj paralajmëroi qeverinë se vetë ai nuk do ta lejojë që Demarkacioni të kalojë në kuvend. Ai tha se “Demarkacioni nuk kalon”. /Insajderi.com