Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur sërish Qeverinë Kurti si “Qeveri e Mashtrimit”.
Kjo pasi 16,6 milionë euro, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, siç thotë Haradinaj “për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave”.
“Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.