Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me presidentes, Vjosa Osmani, ku ka shprehur shqetësimet për raportin e ri të Kosovës me aleatët ndërkombëtar.
Haradinaj, ka kërkuar nga Vjosa Osmani që të veprojë ndaj situatës së krijuar në Veriun e Kosovës.
“Biseda ishte e hapur, unë i shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri dhe humbjen e besimit të partnerëve tanë e ndëshkimet si dhe vështirësitë që do t`i kemi nëse nuk dali nga kjo gjendje. Unë i kërkova presidentes që të veprojë me mandatin e saj dhe me kompetencat që i ka që të kthej besimin me aleatët tonë që të ndalen ndëshkimet dhe të ndodhë deskalim i situatës e t`i kthehemi dialogut dhe të arriturave të tij”, tha Haradinaj.
Ai ka thënë se AAK-ja i ka mbështetur marrëveshjet e arritura, ku në kuadër të të cilave ka edhe obligime të dhunshme.
“AAK i ka përkrah marrëveshjet e arritura edhe pse në kuadër të tyre ka obligime të dhimbshme. Ne jemi të vetëdijshëm se ruajtja e shtetësisë është e pamundur pa aleatët e tonë”, ka deklaruar Haradinaj.