×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj u bënë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së: Mos kaloni nëpër Serbi

    Insajderi
    08 August 2024 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve të tij që mos të kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

    Haradinaj ka treguar se Serbia e ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së.

    Kryetari i AAK-së ka marrë shembullin e tij se si ishte ndaluar dy herë me fletarrest nga sheti serb, një herë në Slloveni dhe herën tjetër në Francë.

    Shkrimi i plotë nga Haradinaj:

    Të nderuar bashkëluftëtarë,

    Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së.

    Fatkeqësisht, Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj edhe në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës. Një model i tillë ishte aplikuar me rastin e ndalimit tim në Francë dhe Slloveni.

    Prandaj ju këshilloj që të bëni kujdes gjatë udhëtimeve tuaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark