Haradinaj: Unë si kryeministër nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë, të njëjtën gjë ta bëjë Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Unë si kryeministër nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë, të njëjtën gjë ta bëjë Kurti

    Insajderi
    24 January 2022 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me rritjen e paralajmëruar të energjisë elektrike.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës ishte përballur me situatën e njëjtë me të cilën po përballet tani Kurti, ku atëkohe ishte pikërisht ZRrE e cila pati kërkuar rritjen e çmimit të energjisë.

    Haradinaj ia rikujtoi Kurtit deklaratat e mëhershme, i cili sa ishte opozitë pati premtuar zbritjen e çmimit të energjisë.

    “Sa isha kryeminister nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë. Kryeministri Kurti duhet ta bëj të njëjtën gjë pavarësisht që nuk është një zgjidhje e lehtë”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark