Haradinaj: Vizita e Joe Biden, ngjarje e jashtëzakonshme për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Vizita e Joe Biden, ngjarje e jashtëzakonshme për Kosovën

    Insajderi
    15 August 2016 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si një ngjarje të jashtëzakonshme vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

    “Vizita e Zëvëndëspresidentit Amerikan, Joe Biden, në Kosovë, është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm se kjo është një vizitë e një niveli shumë të lartë, por sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan!”, ka thënë Haradinaj, përmes një statusi në Facebook.

    “E konsiderojmë një nder të madh që i bëhët Kosovës, dhe për më tepër një obligim për gjithë ne, që të ruajmë miqësinë e përhershme, mirënjohjen dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mirë se vjen miku i madh i Kosovës, Joe Biden!”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark