Haradinaj viziton familjen e dëshmorit nga Gjakova për Krishtlindje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj viziton familjen e dëshmorit nga Gjakova për Krishtlindje

    Insajderi
    24 December 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familje emblematike me rastin e shënimit të festës së Krishtlindjes.

    Ai me këtë rast ka qëndruar në Piskotë të Gjakovës në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj.

    “I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Familjet e dëshmorëve janë simbol i lavdisë kombëtare!

    I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre.

    Dervish Shaban Lokaj, përpos që atdheut i dha djalin dëshmor, vazhdon traditën atdhetare të familjes dhe shërbimin në të mirë të vendit. Jam shumë mirënjohjës për mikpritjen! Faleminderit familje Lokaj!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark