Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se NATO është zgjidhja e vetme për më shumë rend dhe ligj në Kosovë.
Haradinaj këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke e vlerësuar të gabuar qëndrimin larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend dhe ligj.
“Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim. Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë”, ka shkruar ai.
“Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas. Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi”, vijon më tej Haradinaj. /Insajderi.org/