Ramush Haradinaj: Zotohem që Kosovën do ta shpallim shtet të sportit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Ramush Haradinaj: Zotohem që Kosovën do ta shpallim shtet të sportit

    Insajderi
    02 October 2019 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është zotuar para sportistëve, që Kosova do të shpallet shtet i sportit, duke investuar në përmbylljen e infrastrukturës së nevojshme, stadiume, palestra sportive, shkolla të sportit dhe në promovimin e stimulimin e talentëve.

    Këto komente, Haradinaj i ka thënë teksa ka ngrënë drek me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Federatave të sportit, si dhe me Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

    “Drekë pune me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Federatave të sportit në vend dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, për ta prezantuar konceptin e Kosovës shtet të Sportit. Në këtë mandat, kemi jetësuar suksesshëm Ligjin për sponzorizime, i penguar dhe lënë anash për shumë vite. Kemi investuar në Stadiumin e Kombëtares së Kosovës, në Qendrën e Xhudos në Pejë dhe në dhjetëra salla sportive në gjithë vendin”, ka thënë Haradinaj.

    Tutje, Hardinaj është shprehur se qeveria e tij, do të bëhet promovuese e denjë e talentëve tanë.

    “Në programin tonë Qeverisës zotohemi para sportistëve tanë, që Kosovën ta shpallim shtet të sportit, duke investuar në përmbylljen e infrastrukturës së nevojshme, stadiume, palestra sportive, shkolla të sportit dhe në promovimin e stimulimin e talentëve. Sportistët kosovarë po vazhdojnë të jenë promovuesit më të mëdhenjë të Kosovës në botë dhe Qeveria Haradinaj 3, do të bëhet promovuese e denjë e talentëve tanë!”, ka përfunduar Haradinaj.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark