Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në ceremonin e dy nxënësve që mbetën të vrarë pas një sulmi të armatosur të premten ndaj një autobusi në Gllogjan.
Hardinaj ka ngushëlluar familjen e nxënësve Mustafaj e Hamzaj dhe familjen Gjokaj të shoferit që po ashtu mbeti i vrarë nga ky sulm.
Nga atje Haradinaj ka thënë se drejtësia duhet të vendoset sa më shpjet.
“Sot në lamtumirën e fundit për të dashurit tonë, pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj. Po ashtu, ngushëllojmë edhe familjen Gjoka, për të birin e tyre Ganiun. Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla. Faleminderit secilit për pjesëmarrje. Genta e Ledioni u prehshin në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se të premten pas një sulmi të armatosur mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagosu, ndërsa deri më sot nuk dihet se nga kush është kryer ky sulm, për këtë Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për atë që jep informacione në kapjen e personit qw ka kryer kwtw krim.