Hardinaj përcjell mesazhin e fitores nga Peja e Deçani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hardinaj përcjell mesazhin e fitores nga Peja e Deçani

    Insajderi
    10 January 2021 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në legjislaturën e fundit, Daut Haradinaj, sot gjatë ditës ka qëndruar në Pejë.

    Ai përmes një postimi në Facebooka ka thënë se është i nderuar që është i pranishëm në mesin e shumë të rinjve pejanë.

    “Ishin të gjithë të kësaj moshe, 16 vjeçarë e tutje, kur i kapën armët dhe pa u hamendur i dolën përpara ushtrisë më të fuqishme dhe më kriminale në Ballkan, për të luftuar dhe sakrifikuar që Kosova të jetë përfundimisht e lirë”, ka shkruar ai.

    “Aleanca ofron garanci për perspektivën e duhur, këtë e kemi dëshmuar, ndonëse në një periudhë jo të gjatë qeverisëse, duke i sjellë shumë investime këtij qyteti. Nga Peja sot përcjellim mesazhin e fitores”, shkroi Haradinaj.

    Pas Pejës, Duat Haradinaj bashkë me anëtarët e Kryesisë së Rinisë dhe Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, u takuan me të rinjtë e Deçanit.

    “Aleanca në Deçan i ka dhënë hapësirë të jashtëzakonshme rinisë në qeverisjen komunale. Është̈ krenari për ne t’i shohim sukseset që këta të rinj i kanë arritur aty ku kanë udhëhequr. Të rinjtë po na bashkohen në çdo komunë, ata po na bashkohen në rrugën tonë për fitoren e përbashkët”, shkroi Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark